Viti

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u dëshiron mirëseardhje mërgimtarëve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre.
“Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirë se vini në vendlindje, në familjet e juaja dhe qytetin tuaj, për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh. Ne si komunë, me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtyre dy muajve sa jeni në vendlindje, synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira me shtimin e stafit në gjendjen civile, shtimin e kapaciteteve të shërbimeve mjekësore, sigurimin e hapësirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike dhe shërbime tjera të nevojshme. Ndërsa me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve, ku parashihen aktivitete të shumta me qëllim të ruajtjes së identitetit kulturorë, shmangien e asimilimit, fuqizimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe komunës së Vitisë.
Mërgimtarë të nderuar, me prezencën tuaj qytetit të Vitisë ju i jepni gjallëri dhe jenë shtysë shumë e madhe për ekonominë e vendit tonë, andaj uroj që të kaloni sa më mirë në familjet e juaja dhe në vendlindjen tuaj”, u shpreh Haliti.
Mund të jetë një imazh i 1 person, zona e Cotswolds, rrugë dhe teksti

You Might Also Like