KULTURA

Kujtim Sadriu zgjidhet drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë

Me shumicë votash në Asamblenë Komunale të Preshevës, Kujtim Sadriu, ushtrues detyre i drejtorit në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë nga sot është zgjedhur drejtor në këtë institucion për një mandat katërvjeçar, shkruan kryelajmi.com.

Pas zgjedhjes drejtor, Kujtim Sadriu ka falënderuar këshilltarët komunalë për besim e dhënë dhe ka shtuar se përpos që zgjedhja në këtë pozitë për të është privilegj, në të njëjtën kohë është edhe obligim për punë të mëtejme.

“Kam punuar dhe do të vazhdojë të punojë, pa kursyer as pikën e fundit të djersës për të avancuar kulturën dhe gjithçka që lidhet me institucionin që e drejtoj”, ka thënë drejtori i ri i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krasnjica” në Preshevë, Kujtim Sadriu.

Të rikujtojmë se prej se ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit, në Preshevë ka nisur të ngjallet jeta kulturore e artistike, janë dhënë disa premiera shfaqjes, janë mbajtur koncerte, gara të recitatorëve, promovime librash, performanca të ndryshme, sikurse që është punuar me të madhe në rregullimin e ambienteve të brendshme, pajisjen me inventarë, është venë rend e rregull si dhe ka nisur zbatimi i rendit dhe rregulloreve në këtë institucion që është jetik për banorët e kësaj ane. Jeta kulturore në Luginë të Preshevës është ngjallë edhe me pjesëmarrjen e shumë teatrove nga vise të ndryshme, sikurse që nuk ka munguar edhe ardhje e grupeve të ndryshme muzikore, të poetëve dhe të artistëve të tjerë.

Zgjedhja drejtor e Kujtim Sadriut edhe më tepër do t’a begatojë jetën kulturore në Preshevë, mbase këtë drejtori Kujtim Sadriu e ka dëshmuar deri më tashti./kryelajmi.com/.

You Might Also Like