OPINION

Kujtimi për Reçakun, paradokset dhe dilemat hamletiane…

Kujtimi për “Reçak”-un bëhet edhe më i trishtë kur e sheh që edhe pas 24 viteve, fajtori i vetëm: eskadrila vrastare gjenocidale serbe, mbetet e pandëshkuar.
Në këtë relacion paradoksal, viktima: luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen para një gjyqi special “ndërkombëtar” e,
në ball të shtetit fytyrat meskine të harlisura, që edhe sot në këtë gjëmë fërkuan duart për “triumfin” mbi UÇK-në, ngjashëm si atëherë, kur me po ktë entusiazëm, kapën shtetin mbi fatkeqësinë e UÇK-së në Hagë.
Paradoksi tjetër: po nga këta që sot i vardisen Walkerit – dëshmitarit e alarmuesit ndërkombëtar të këtij krimi makabër serb mbi njerëzimin, janë të njejtit (Vjosa Osmani) që patën ngrehë dilemën hamletiane për te, në variantin “të jetë apo të mos jetë…”!
Ata, që ikën nga lufta,
u bënë hetues…
Dezertorët – gjykues…
(mbase edhe këtu, kështu do të thoshte Bedri Islami me vargjet e tij nga libri “Shkodra dhe Ti”).
Shefik Surdulli

You Might Also Like