Futboll

Kupa iku, tashti Evropa kërkohet nëpërmjet kampionatit

Gjilani më nuk do t’i ketë mendtë te Kupa e Kosovës. Ajo iku pas humbjes nga Drenica këtë të shtunë. Edhe  kryetrajneri i kësaj skuadre Gentjan Mezani e pranon se kanë dështuar të realizojnë këtë objektiv, teksa flet edhe për arsyet që dërguan në këtë eliminim kaq të hershëm.

“Drenica është një skuadër e mirë dhe kemi ditur që do të jetë një ndeshje e veshtirë, megjithëse ne kishim ardhur për të fituar, pasi që Kupa ishte një objektiv i yni”, deklaroi fillimisht Gentjan Mezani për “Super Sport Kosova”.

“Dalja me karton të kuq te Veliu ishte pozitive për ne, pasi që krijuam më shumë. Një gabim i portierit na ka penalizuar shumë dhe kjo nuk është hera e parë që na ndodh. Ishte një ndeshje e falur sot, pasi që nuk kishim qartësinë pranë portës”.

Tekniku vlonjat ka shtuar më tej se Evropa është një objektiv për ‘kuqebardhët’ që duhet ta realizojnë deri në fundin e këtij edicioni.

“Objektiv kemi Evropën dhe kupa ishte primare, sepse rruga ishte më e shkurtër. Tani ne duhet të bëjme më shumë sakrificë. Duhet të fokusohemi te kampionati dhe të gabojmë sa më pak për të arritur objektivat e mbetur”, përfundoi Mezani.

Në javën e ardhshme Gjilanin e pret një tjetër sfidë e vështirë, pasi që do të përballet me Dritën në kuadër të javës së 18-të të Superligës.

You Might Also Like