Gjilan

“Dita e Evropës” shënohet edhe në Gjilan

Me aktivitete të ndryshme është shënuar Dita e Evropës edhe në Gjilan.

Albana Demiri, drejtoresh e Arsimit në Komunën e Gjilanit, bashkë me Clarissa Castek zv. udhëheqëse e Ambasadës së Austrisë dhe Christian Böchtter, përfaqësues nga Ambasada Gjermane kanë parë aktivitetet

shkollën “Musa Zajmi”.

Drejtoresha e Arsimit, tregoi se bashkë me mysafirët ndërkombëtar nga afër zhvilluan bisedë interaktive me nxënësit.

“Të befasuar nga njohuritë e tyre që kishin për Bashkimin Europian, e gjuhët që njihnin, ata uruan që Kosova së shpejti të jetë në Evropë”, tha Demiri.

Drejtoresha uroi 9 majin, “Dita e Evropës”,9 një ditë për të festuar kulturën, gjithëpërfshirjen, diversitetin bashkëpunimin, lirinë e të drejtat e njeriut.

You Might Also Like