Futboll

Ky është rivali i ardhshëm i Dritës, Klubi Mbretëror i Futbollit Antwerp

Kundërshtari i Dritës në xhiron e dytë të UEFA Conference League është Klubi Mbretëror i Futbollit Antwerp. Ky klub ndeshjet e veta i zhvillon në Stadiumin Bosuilstadion, që ka një kapacitet prej 16 mijë e 144 ulëseve, stadium në të cilin ky ekip ndeshjet e veta i luan që nga viti 1923. Ndeshjet si vendas i luan me fanella të kuqe e ato si mysafirë me të bardha e më rrallë edhe me të zeza, shkruan kryelajmi.com.

Klubi i Futbollit Antwerp, që është njëri prej klubeve më të vjetra në Belgjikë, i cili është formuar në vitin 1880 fillimisht me emrin Klubi Atletik Antwerp. Është interesant se ky klub është formuar 15 vite më herët se sa që është formuar Federata Mbretërore e Futbollit Belg. Më 1887 klubi formoi grupin apo seksionin e veçantë dhe e quajti Klubi i Futbollit Antverpen.

Ky klub garon në Ligën e Parë të Belgjikës dhe deri më tash katër herë ka qenë kampion i shtetit dhe dy herë ka fituar Kupën e Belgjikës. Në stinorin 1992/19993 luajtën në finale të Kupës për Fituesit e Kupave dhe në Uembli të Anglisë u mposhtën nga Parma e Italisë me rezultat 3:1.

Ky klub sukseset më të mëdha i kishte arritur para Luftës së Dytë Botërore, më 1929 dhe 1931 kur është shpallur kampion, pastaj më 1944 dhe për herë të fundit kampion ishte në vitin 1957. Kupën e fitoi dy herë më 1955 dhe 1992. Ndër të metat e mëdha të këtij ekipi është se për një kohë të gjatë nuk ka fituar ndonjë titull, kurse për një kohë të gjatë, prej 13 vite prej vitit 2004 deri në vitin 2017 kishte qenë në një rang më të ultë të garave.

Ky ekip ka një partneritet të gjatë me klubin anglez Manchester United, kurse rivalin më të madh e ka ekipin fqinj Beerschot AC.

Kryetrajner i këtij ekipi është ish-futbollisti i njohur Mark van Bommel.

Informata më të hollësishme për shtabin teknik, futbollistët dhe të arriturat e këtij klubi mund të gjinden në faqen zyrtare të klubit: https://royalantwerpfc.be/

FC Drita në ndeshjen e dytë do të ndeshet me një ekip të fuqishëm, që vije nga Belgjika, por klubi bardh e kaltër është mbajtur fuqishëm me një klub edhe më të fuqishëm, siç ndodhi në vitin e kaluar kur ishte përballur me ekipin e famshëm holandez FC Feynoord.

Kryelajmi.com

You Might Also Like