Gjilan

LDK në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në një konferencë për media ka njoftuar se Dega ka shpallur zgjedhjet e brendshme në qershor, të cilat kanë mandat katër vjeçar.
Kryetari z. Haziri ka ftuar të gjithë veprimtarët, aktivistët e grup moshat e reja që të marrin pjesë në këtë proces, ndërsa ata që nuk janë regjistruar në platformën për regjistrim, ta bëjnë këtë për t’u legjitimuar në këtë proces.
Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit.
Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së.
I falënderoj të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qendror për kontributin e çmuar që e kanë dhënë në këtë mandat me veprimtari ditore.
I ftoj të gjithë ata që shprehin interesim për të marrë pjesë në zgjedhje, por që nuk e kanë shfrytëzuar platformën për regjistrim, ta bëjnë këtë deri më 31 maj. Urime e suksese të gjithëve!, ka thënë kryetari z. Haziri.

You Might Also Like