Kamenicë

Liridon Kastrati u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka zgjedhur kryesues të këtij organi më  të lartë në Komunë, Liridon Kastratin.

Në këtë seancë u kërkua nga grupet politike të propozohen kandidatët për Kryesues të Kuvendit Komunal. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje propozoi kandidatin Liridon Kastrati, ndërsa partitë e tjera nuk propozuan ndonjë kandidat.

Pas procesit të votimit me 18 vota PËR, Liridon Kastrati, u zgjedh Kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës.

Kryesuesi Liridon Kastrati duke falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, si dhe të gjithë qytetarët e Kamenicës, ka thënë se është mirënjohës që ia kanë besuar detyrën që të kryej funksionin e Kryesuesit të Kuvendit.

“Zotohem se me përgjegjësi të plotë do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë Anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallime politike, me qëllim që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të gjejnë mbështetje të plotë nga ky Kuvend, dhe ne së bashku me Kryetarin z.Kadri Rahimaj do të angazhohemi që t’i shtyejmë përpara të gjitha proceset e nevojshme për Komunën tonë. Andaj përkushtimi im do të jetë maksimal për t’i shërbyer këtij Kuvendi dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

You Might Also Like