Futboll

Loja e Gjilanit më zhgënjyese se sa humbja

Gjilani ka zhgënjyer me rezultat, por mbi të gjitha ka zhgënjyer me lojë. Ndeshja mbase edhe mund të humbet, po kur atë e humb nga kundërshtari që nuk pati asnjë gjuajtje në portë, atëherë del se humbjen ia ke shkaktuar vetes. E këtë e bënë këtë të diel lojtarët e Gjilanit, që patën një paraqitje të zbehtë.

Fillimisht, në minutën tetë, pas harkimit të Kqikut nga e djathta, Jaroviq qëlloi topin me kokë, I cili u përplas për traverse dhe u kthye në fushë.

Një minutë më pas, pas një goditje dënimi të Kqikut, topi furishëm shkoi drejt portës dhe u devijua pak nga Pllana dhe u fut në rrjetë pranë shtyllës së djathtë për 0:1. Edhe vendasit e qëlluan traversën në minutën 15, pas një devijimi që erdhi nga Shabani. Në minutën 30, portieri I Gjilanit, Kenan Haxhihamza bëri një gabim trashanik, apo më mirë të thuhet amatoresk, ngase kur kishte topin në këmbë u vonua aq shumë sa që kur deshi t’a largojë atë, topi nga këmba e Millakut u fut në rrjetë për rezultatin e barabartë 1:1. Këto raste janë aq të rralla, sa që sigurisht se do të zënë vend në kronikat me skenat komike.

Gjilani me dëshirën për të shënuar e nisi pjesëlojën e dytë, por nga një gjuajtje standarde për Dukagjinin, pa kurrfarë nevoje, Kqiku i Gjilanit preku në shpinë një lojtar të Dukagjinit e gjyqtari dha penalti, të cilën në gol e shndërroi Milaku për 2:1.

Në minutën 61 Jaroviq gjuajti nga 18 metra, por topi shkoi jashtë pingules së djathtë. Jashtë gjuajti edhe Edi Basha në minutën 67.

Pas këtyre rasteve, Gjilani deri në fund nuk tregoi asgjë dhe në fakt e mposhti vetveten. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like