Futboll

Loja shtesë fatlume për Gjilanin

Gjilani ia ka dalë që të shënojë një fitore të vështirë në ballafaqim me Hajvalinë, që është e fundit në tabelë. Gjilani që deri më tashti nuk kishte fat në minutat e fundit, kësaj radhe ishte loja shtesë që i solli gëzim ekipit bardh e kuq.

Në pjesën e parë, Gjilani ka dalë në epërsi me golin që e ka shënuar Berat Ahmeti në minutën e 39 dhe me këtë përparësi mysafirët kanë shkuar në pushim.

Në pjesën e dytë kanë qenë vendasit që ia kanë dalë që t’a barazojnë rezultatin nëpërmjet Muhamet Pajazitit që ka shënuar në minutën 75, derisa kur u mendua se ndeshja do të kryhej me rezultat të barabartë, ka qenë rezervisti Ergon Hyseni, që ka shënuar në minutën 92 për rezultatin 1:2.

You Might Also Like