Gjilan

Lutfi Haziri: LDK e Gjilanit u çu n’këmbë sikur në kohën e Rugovës në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe ekipit të madh

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK e Gjilanit u çu n’këmbë sikur në kohën e Rugovës, në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe ekipit të madh të partisë.

Këto komente, Haziri i bëri gjatë hapjes së zyrës së Forumit të Gruas në qendër të Gjilanit.

“Pesë kandidatët e Gjilanit janë më të mirët në këtë Komunë, njerëz professional, me integritet dhe me duar të pastërta. Prandaj, duhet të përkrahen të gjithë. Duhet të vazhdoni të punoni derë më derë e shtëpi për shtëpi për mobilizim. Jam i bindur që do ta rrisim votën krahasur me zgjedhjet fundit. Këto zgjedhje, për LDK’në janë historike. Ky mobilizim i Forumit të Gruas në këtë pjesë, është shembulli më i mirë LDK e Gjilanit u çu në këmbë sikur në kohën e Rugovës. Urime e suksese”, ka thënë Haziri.

Në këtë ngjarje, një fjalë përshëndetëse e pati edhe kryetarja e Forumit të Gruas, njëherësh kandidate për deputete,  Valentina Bunjaku Rexhepi, sikurse edhe kandidatët, Imet Rrahmani e Faton Bislimi.

 

Gjilan,

14 shtator 2019

You Might Also Like