Gjilan, 20 qershor 2019 – Ka filluar sot vizita e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili gjatë ditës po qëndron në Gjilan.
Fillimisht, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ambasadorin Kosnett kanë vizituar Polcinë Regjionale, ku kanë përuruar projektin e dhomës operative të kamerave, ndërkaq më pas e ka zhvilluar një takim në zyrën e tij.
Ndërkohë, në ora 14:30, kryetari Haziri dhe ambasadori amerikan Kosnett, vizitojnë gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, ku më pas do të ketë prononcim për media.