Gjilan

Lutfi Haziri: Urime ditët e bardha të lirisë!Lutfi Haziri

Urime ditët e bardha të lirisë!

Sot, për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kryetari i degës së LDK-së në Gjilan së bashku me bashkëpunëtorë, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Nga aty ai uroi të gjithë qytetarët e Gjilanit për ditët e bardha të lirisë.

“Le të kujtojmë gjithmonë sakrificën e shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci. Përulemi gjithmonë para heronjëve tanë, dëshmorëve e martirëve të kombit! Kujtojmë sot dhe gjithmonë politikën paqësore të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, luftën e pastër të UÇK-së dhe ndihmën e madhe të aleatëve e miqve tanë për çlirimin e vendit tonë.”- tha kryetari Haziri, duke uruar më të mirat për të gjithë gjilanasit.

You Might Also Like