Gjilan

Mbi 90 mijë euro subvencione për rastet sociale

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se për këtë vit ka dhënë subvencione për çështje sociale, barëra e shoqata në shumwn prej mbi 90 mijë eurove.

Në konferencën për media, drejtori Nexhat Hajrullahu ka prezantuar të arriturat gjatë kësaj periudhe, në sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë edhe atë të mirëqenies sociale.

“Me vullnetin e donatorëve dhe të qeverisë Haziri po vazhdojmë me ndërtimin e shtëpive, ku kemi arritur t’i përfundojmë 38 dhe presim të fillojmë edhe me ndërtimin e gjashtë shtëpive tjera, si dhe kemi meremetuar mbi 40 shtëpi, derisa po vazhdojmë me pagesën e qirasë pwr 47 familje”, tha Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se janw 496 kwrkesa për strehim drejtuar komisionit ‘ad hoc’, nga të cilat 176 për ndërtim të shtëpive, 130 për meremetim dhe përfundim të shtëpive, 122 për qira, 5 shtëpi të djegura, 34 kërkesa për pronë për ndërtim shtëpie, dhe 27 kërkesa për banesa sociale.

Në sferën shëndetësisw primare, ai ka informuar se kanë arritur të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve, duke shtuar se kanë arritur një mbulueshmëri maksimale të terrenit si me ambulanta ashtu edhe me ekipet në terren.

“Kemi angazhuar tri ekipe, Emergjencën, Ekipin për Vizita Familjare si dhe Ekipin e Trajnuar për Nëna dhe Fëmijë”, tha ai.

Sa i përket inspeksionit sanitar, drejtori i DSHMS-së tha se kanë vazhduar me kontrollime dhe inspektimin e subjekteve tregtare ushqimore, subjektet hoteliere, institucioneve parashkollore dhe ato shkollore e institucione private shëndetësore.

“Gjatë këtij nëntëmujori janë zhvilluar 120 kontrollime, janë lëshuar 54 procesverbale, 7 pëlqime sanitare, janë shqiptuar 26 denime mandatare për ligjin anti-duhan, dhe janë shqiptuar 18 fletëparaqitje të tjera”, tha ai.

Si pjesë e rëndësishme e punës në kuadër të DSHMS-së, drejtori Hajrullahu ka përmendur Zyrën për Ujë, e cila në vazhdimësi ka monitoruar dhe ka përcjellur kualitetin e ujit të pijshëm.

Në fund të konferencës së sotme me gazetarë, drejtori i këtij dikasteri, Nexhat Hajrullahu, ka përmendur edhe punët që janë kryer në QKMF, AMF e QMF, sikuse edhe në Qendrën për Punë Sociale, të cilat priten të prezantohen në detaje nga përgjegjësit në ditët në vazhdim.

 

You Might Also Like