Meriton Salihu: Përballja me Ukrainën e vështirë por jo e pamundur
Kombëtarja e Kosovës në futsal, tani e disa ditë janë akomuduar në hotelin Emerald për të qenë sa më të përgaditur për sfidën ndaj Ukrainës – ndeshje e vlefshme e Grupit XI të “Main Round”
Në dy ndeshjet e këtij grupi “Dardanët” e futsallit të Kosovës kanë pësuar humbje në Roterdam ndaj Holandës me rezultat 2-1 dhe ndaj Ukrainës në qytetin Salasils të Letonisë me rezultat 3-1.
Në këto dy ndeshje “Dardanët”, treguan lojëra tejet të mira por në fund të ndeshjës pësuan këto dy humbje.
Të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, duke filluar në ora 17:00, do të përballen me superfuqin në futsall Ukrainën.
Njëri ndër futbollistët më të mirë të Kosovës, Meriton Salihu, i cli po bën karierë të bujshme në skuadrën zvicrane, Futsal Maniacs, thekson se do të jetë vështirë, por duam që ta mposhtim Ukrainën për të bërë tifozët krenar.
“Do të jetë vështirë, Kombëtarja e Ukrainës është superfuqi në futsal. Në ndeshjen e parë ishim të barabart por fati na ktheu shpinën dhe krejt në fund pësuam humbje, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me kombëtaren
e Holandës por kësaj radhe jemi para shikuesve tanë dhe do të japim gjithqka nga vetja të arrijmë rezultat pozitiv për ti bërë krenar tifozët Kosovarë. Një disponim i tillë vërehet edhe tek bashkëlojtarët e mi, uroj që në fund sëbashku ta festojmë fitoren”, thekson futbollisti Salihu.
Ndërsa, krerët e kombëtarës së Kosovës në futsall kanë bërë thirrje tifozëve kosovarë që në mënyrë masovike ti përkrahin djelmoshat “Dardan” nën-logon “Hajde edhe ti”.