Sportet me dorë

Mimoza Shkodra – Bislimi zgjedhet nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Mimoza Shkodra – Bislimi është zgjedhur nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës. Ajo ka marrë besimin e delegatëve që në katër vitet e ardhshme të jetë në këtë pozitë me rëndësi. Mimoza Shkodra – Bislimi, dikur volejbolliste e njohur kosovare, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë vlerësuar punën e saj. Duke iu falënderuar për një gjë të tillë ajo ka shkruar:

Të gjithë atyre që vlerësojnë punën e përkushtimin. Të gjithë delegatëve që besuan në mua për nënkryetare të Federatës së Volejbollit të Kosovës edhe për një mandat katër vjeçar.

Të gjithë atyre që besojnë se votën tuaj e konsideroj bekimin më të shenjtë dhe nuk do ta tjetërsoj e as keqpërdori kurrë.

Të gjithë atyre që vlerësojnë integritetin, besën e dinjitetin dhe e dijnë që do të vazhdoj të jemi zëri juaj në FVK.

Të gjithë atyre që vazhdojnë të besojnë se këto votime janë kërkesa për punë të mira dhe të dinjitetshme.

Faleminderit nga zemra.

Secila votë dhe besim i Juaji do të jetë një zë më shumë dhe i dinjitetshëm.

Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë.

Faleminderit! Le ti futemi punës bashkë sepse të fitosh nuk është gjithçka. Tani fillon vlera e saj. I gjithë VOLEJBOLLI së bashku!

 

You Might Also Like