Komuna e Gjilanit ka nderuar me mirënjohje bashkë investitorët, përkatësisht “Rotary Club Gjilani”, “Rotary Club Prishtina International”, shoqata “Gilan” dhe “Green Art Center” për kontributin e dhënë në realizimin e shumë projekteve në të mirë të komunitetit.
Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar mirënjohjet e sotme janë dhënë në shenjë respekti dhe falënderimi për këto organizata, të cilat tha se janë shembulli më i mirë se si bashkëpunohet me institucionin për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.
Me dhënien e këtyre mirënjohjeve, kryetari Haziri tha se përfundon shënimi ceremonial i Ditëve të Bardha të Gjilanit 12-15 qershor.