Lidership për barazi, roli i grave në krijimin e komunave gjithëpërfshirëse, ishte tema e takimit me anëtaret e grupeve jo formale të grave nga komunat e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë.
Në këtë trajnim ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha për Buxhet dhe Financa Herolinda Murati Leka dhe Lindita Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore.
Nënkryetarja, ka treguar se përfaqësimi i grave në Komunën e Gjilanit është i kënaqshëm, ku numër jo i vogël i drejtorive udhëhiqen nga gratë, derisa në arsim e shëndetësi kjo numri i të punësuarave është kryesisht i gjinisë femërore
“Ne kemi mbështetë me grante edhe bizneset që udhëhiqen nga grat, kemi subvencionuar fermerët dhe po ashtu po i mbështesim edhe nënat lehona për fëmijët e lindur”, tha Morina Bunjaku.
Ajo tregoi se gratë dhe komunitetet jo shumicë ishin të pranishëm edhe në buxhetimin me pjesëmarrje, ku kanë vendosur për projektet që do të realizohen në lokalitetet e tyre.
“Projektet për gratë e kanë mbështetjen e kryetarit të komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe kemi vizion dhe shpresojmë se gjithë përfshirja do të jetë në nivel në të ardhmen”, tha Morina Bunjaku.
Më pas diskutimet kishin të bëjnë kryesisht lidhur me parimet e komunës gjithëpërfshirëse, liderishipi i grave dhe rëndësia e përfaqësimit në qeverisjen lokale, ndërtimi i politikave të qasshme për të gjithë, praktikat e ndërgjegjësimit dhe inkurajimit të pjesëmarrjes.
Diskutimi po vazhdon edhe sot lidhur me përvojat dhe sfidat në ndërtimin e komunave gjithëpërfshirëse. Për lidership për barazi dhe fuqizim e bashkëpunim të grave për ndryshime pozitive. Po ashtu po bisedohet edhe rëndësia e barazisë gjinore dhe roli i grave, vizioni i të ardhmes dhe rrjetëzimi. Ky takim po mbahet nga qendra e trajnimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës.