Futboll

Morina: Po na ndodhin të papritura

Arbnor Morina, trajner i Gjilanit, nuk e ka pritur që do të barazojë me Lirinë, kurse as nuk i kishte shkuar mendja që gati tërë lojën do t’a luaj me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Rusit në minutën 17.

“Djemtë treguan karakter të madh, moral të madh, angazhim e vetëmohim dhe loja përfundoi barazim, që më shumë na konvenon neve se sa Lirisë. Duhet t’i kthehemi dy lojërave të tjera, që janë për përfundimin e fazës së dytë dhe më pas të vazhdohet me lojëra të tjera”, ka thënë Arbnor Morina. /Kryelajmi/

 

You Might Also Like