Gjilan

Mustafa: Lavdi punës, guximit dhe largpamësisë së Abdullah Tahirit

Sot, ishin masive dhe të mira homazhet në Qendrën memoriale në Gjilan me rastin e 20 vjetorit të rënies së komandantit të ZOK Avdullah Tahirit. Pastaj u vu gurëthemeli i shtatores së tij dhe u mbajt akademia për të në teatrin e qytetit.
Të duket sikur shumëçka ka ndeyshue në karaktetin dhe përkushtimin tonë për lirinë, për shtetin dhe për të ardhmen tonë kur i dëgjon dhe rikujton qëndrimet dhe përcaktimin e Dullës për këto kualitete universale kombëtare e njerëzore.
Para sysh na del një botë tjetër. Bota e çiltërsisë së Dullës, guximi për ta thënë pa vonesë dhe pa hezitim atë që e mendonte, gatishmëria për të veprue me krejtë qenien e tij dhe me krejtë mjetet që i kishte në rrethanat e kohës. Na del vizionari që e shihte vetëm një rrugë që qonte drejtë fitores dhe çlirimit e ajo ishte kontestimi i Serbisë me armë përmes UÇK.
Të rrallë janë ata që me saktësi e ndjekin nëpër jetë intuiten e vet, që e zbatojnë në jetë mësimin më të madh e më të vlefshëm jetësor – vendosshmërinë për të jetue i lirë e me dinjitet.
Dulla i ynë ishte i tillë dhe prandaj ishte i rrallë.
Lavdi punës, guximit dhe largpamësisë së tij!.
Lavdi rënies së tij!.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!.

 

Qemajl Mustafa

You Might Also Like