Gjilan

Vendosja e kamerave të sigurisë në fshatin Cërnicë, Komuna e Gjilanit

09.07.2026 Gjilan

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim me Koordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisë në Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar me sukses projektin për vendosjen e kamerave të sigurisë në fshatin Cërnicë.

Ky projekt është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, e cila ka siguruar furnizimin me energji elektrike për funksionimin e sistemit të kamerave të sigurisë.

Qëllimi i projektit është rritja e nivelit të sigurisë publike, parandalimi i veprave penale, mbrojtja e pronës dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Vendosja e kamerave të sigurisë është mirëpritur dhe është mbështetur fuqishëm nga komuniteti i fshatit Cërnicë, i cili e konsideron këtë projekt një investim të rëndësishëm në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së banorëve.

Institucionet e përfshira do të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të tjera që kontribuojnë në sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Policia e Kosovës dhe Komiteti Lokal i Sigurisë – Cërnicë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti të qetë dhe sa më të sigurt për të gjithë

You Might Also Like