Gjilan

Nderohen heronjtë e Kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Heronjtë e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Kështu ka thënë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë nderuar veprën e dy figurave qendrore të rezistencës shqiptare dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e pavarësi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Rektori Kosumi ka thënë se, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare.

Ata vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Ndërmjet 11 e 12 janarit, 35 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

You Might Also Like