Futboll

Në FC Drita të përkushtuar që të luftojnë për tifozët

𝐋𝐢𝐦𝐚𝐧𝐢: 𝐒𝐲𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞 𝐧𝐞, 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈𝐭
Në prag të derbit lokal më të madh në vend, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐒𝐂 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 kryetrajneri, Arsim Thaqi dhe kapiteni, Ardian Limani folën para gazetarëve, duke njoftuar për përgatitjet e fundit dhe pritshmëritë nga derbi lokal.
Trajneri Thaqi tha se përkundër kohës së shkurtër për t’u përgatitur, motivi dhe dëshira te futbollistët nuk mungon.
Kemi pas kohën e shkurtë për përgatitjet e ndeshjes, por tashmë jemi adaptuar me intensitetin e ndeshjeve. Sidoqoftë, lojtarët janë të gatshëm 100% për ndeshjen e derbit lokal, të cilët e dijnë vlerën e tij edhe më shumë se unë. Derbit nuk njohin favorit, sepse mobilizimi është maksimal i të dyja palëve. Ne kemi përgadit ndeshjen dhe kemi marrë të gjitha masat që kjo ndeshje të jetë në kuadër të paraqitjeve të mira dhe normal që fitorja na mbanë në ritmin e rezultateve të mira. Ajo që presim është cilësia edhe pse në mungesë të tifozëve ky derbi duhet të ruajë nivelin dhe interesimin gjithmonë”, tha fillimisht trajnenri ynë.
Ndërsa, rëndësinë e derbit e dijnë edhe futbollistët dhe kapiteni, Ardian Limani tha se ❞𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒊𝒇𝒐𝒛𝒆̈𝒕 𝒒𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒏𝒆̈ 𝒑𝒓𝒆𝒛𝒆𝒏𝒕𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒕𝒂𝒅𝒊𝒖𝒎❞.
“Për shkak kohës së shkurtë nuk kemi mundur të analizojmë shumë kundërshtarin, por e dijmë cfarë force kanë dhe ne jemi të përqëndruar në forcën tonë. Nëse ne arrijmë të dalim te loja jonë atëherë nuk ëshë problem kundërshtari. Mendoj se nuk është atmosfera e njejtë në derbi për shkak të mungesës së tifozëvë, por ne e dijmë rëndësinë e ndeshjes dhe pikëve kështu që do ta japim maksimumin që ta fitojmë atë”, theksoi kapiteni Limani.
Gjatë konferencës me theks të veçantë u diskutua për ndeshjen e derbit lokal, për çka trajneri Thaqi tha se 𝒅𝒆𝒓𝒃𝒊 𝒈𝒋𝒊𝒍𝒂𝒏𝒂𝒔 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒑𝒂𝒔𝒖𝒓𝒊, i cili duhet të ruhet nga akterët relevantë dhe jo vetëm nga klubet.
“Mungesa e tifozëve është për keqardhje. Derbi i Gjilanit është përtej një derbi lokal, është një aset i futbollit kosovar t’u e dit atmosferën që krijon dhe duhet të mendohet përtej një ndeshje. Duke e parë atmosferën, nivelin dhe cilësitë e klubeve duhet të mendohet të ruhet dhe të mendohet më larg sepse kjo të ndihmon edhe me u zhvillu si futboll. Unë shpresoj që ky derbi të marrë vëmendjen dhe seriozitetin që mos të bie niveli dhe të mbahet ritmi i investimeve, sepse mendoj që me interesimin nga një qytet me kaq shumë tifozë do të tejkalonte cdo derbi lokal në rajon. Unë nuk kam cfarë flas për motivin, vullnetin dhe dëshirën për angazhim në këtë derbi, sepse futbollistët e dijnë rëndëinë e ndeshjes më mirë se unë, sepse derbi është një spektakël me adrenalinë të vecantë”, ka thënë Thaqi.
Ndërsa, sipas kapitenit bardhë e kaltër, Ardian Limani derbi pa tifozë po zbehet dhe është hendikep edhe për futbollistët në fushë.
“Ne jemi në cilësinë e vendasit dhe kur kemi përkrahje të “INTELEKTUALËVE” na shtyjnë përpara dhe gjithmonë kur ata janë prezentë ne kemi rezultate më të mira. Ne si futbollistë kemi bërë kërkesë që ndeshja të zhvillohet diku tjetër, por Federata është përgjigjur që është e pamundur dhe ne duhet të pajtohemi me këtë fakt. Mirëpo ajo që e dijmë është që 𝒔𝒚𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆̈ 𝒕𝒆𝒌 𝒏𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒂 𝒒𝒆̈ 𝒕’𝒊 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒍𝒆𝒋𝒎𝒆̈ 𝒎𝒆 𝒇𝒊𝒕𝒐𝒓𝒆, sepse e dijmë që edhe ata e vuajnë faktin që do të mungojnë në stadium”, përfundoi kapiteni Limani.
Në konferencë u diskutua gjerë e gjatë për derbin dhe atë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/jcpDTrdKtH/

You Might Also Like