Gjilan

Në Gjilan numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25

#Dita95. Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejta të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #COVID19.

IKSHP na njoftoi për 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25.

Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza.

Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspktorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale!/

You Might Also Like