Gjilan

Në Gjilan u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale

Gjilan, 7 shkurt 2023 – Në një ceremoni të veçantë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, kanë nënshkruar Agjendën e Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive.

Kryetari Hyseni tha se fuqizimi i rolit të qytetarëve në vendimmarrje është njëra nga objektivat tona për këtë mandat dhe qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot.

Ai ka falënderuar USAID dhe shefen e programit, Sivia Susnjic, për fascilitimin e agjendës së Kontratës Sociale dhe që po mundësojnë pjesëmarrjen në këtë program, i cili theksoi se ka ndikuar shumë dhe do të vazhdojë të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes institucioneve dhe qytetarëve.

“Ky program për synim kishte ngritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrje dhe ndërtimin e mekanizmave funksional që komunikimin qytetar – institucione komunale e avancojnë në shoqëri aktive dhe pjesëmarrëse në proceset lokale dhe institucione të përgjegjshme, llogaridhënëse e transparente, aktiviteti Kontrata Sociale rezultoi i suksesshëm që në afat të parë të implementimit”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Diskutimet e frytshme e shumë përmbajtësore dhe aktivitetet e realizuara brenda dhjetë muajve, rezultuan në avancimin e këtij komunikimi institucione dhe qytetarë, shërbime cilësore dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve në vendimmarrje”, theksoi kreu i Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se përmes letrës së zotimit të cilën do ta nënshkruajnë sot bashkë me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, zotohemi solemnisht se do t’í përmbushim të gjitha zotimet e detajuara të agjendës së Kontratës Sociale.

Përndryshe, ceremonia e nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale është transmetuar drejtpërdrejt nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës së Gjilanit, të cilën mund ta ndiqni të plotë.​

You Might Also Like