Në vazhdën e realizimit të projekteve në ndërtimit dhe të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave në Pozharan sot kanë përfunduar punët në asfaltimin edhe të një rruge,Fjala është për rrugën “ Sabit Zuka”, në gjatësi prej rreth 500 metrave që lidhë lagjen Bajra më rrugën Pozharan-Viti përkatësisht me Urën e Kurteshit Me këtë rast punimet i kanë vizituar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira të shoqëruar nga Kryetari I Këshillit të Pozharanit, Ilir Zuka.
E banorët e Pozharanit, ishin të kënaqur me punën që është bërë duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë dhe falënderuan Komunën e Vitisë, për këtë investim infrastrukturor meqë, kjo rrugë lidhë edhe rrugën Pozharan-Sllatinë e Ulët si dhe Lagjen Berjani të Muhaxherve me qendrën e Pozharanit dhe në një mënyre edhe shkarkon nga automjetet rrugën nëpër qendrën e Pozharanit. Aziz Zuka