Viti

Në Viti institucionet përkatëse mbajtën taki rreth parandalimit të dukurisë së zjarreve fushore

 Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, u shpreh se është detyrë e çdo qytetari që të mbrojnë ambientin dhe natyrën. Ai tha se për rastet e zjarrevënieve të qëllimshme në këtë komunë janë bërë fletëparaqitje dhe janë hapur 9 raste në gjykatë e ndaj disave janë marrë masa ligjore nga organet kompetente.

Në Viti, sot, në organizim të institucioneve të kësaj komune, është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqësuesit relevant të sigurisë e ku prezentonin edhe kryetarët e fshatrave, qytetarë, përfaqësues të policisë së Kosovës, zyrtarë komunal dhe nga Njësiti i Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit.

Në këtë takim u folu rreth dukurisë së prezencës së rasteve të zjarreve fushore e malore të shkaktuara gjatë këtij viti në territorin e Komunës së Vitisë si dhe u prezantuan disa të dhëna nga kjo dukuri.

Zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Alia në disutimin e ti ndër tjerash u tha se dukuria e zjarreve është fatkeqësisht e përhapur në gjithë vendin, duke potencuar se për këtë institucionet komunale të Vitisë, kjo dukuri është shqetësuese dhe se këto institucione po vazhdojnë të punojnë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth pasojave që sjellë kjo dukuri për vendin, shëndetin dhe natyrën.

E Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në fjalën e tij para të pranishmëve ka paraqitur një statistikë për numrin e rasteve të zjarreve në këtë komunë në periudhën Janar-Prill të këtij viti si dhe për masat që janë ndërmarrë në parandalimin e tyre.

Ai tutje bërëi të ditur se për këtë periudhë kanë pasur qindra dalje të përgjithshme në fikjën e zjarreve. Jakupi tha se gjatë këtij viti në territorin e komunës së Vitisë, janë regjistruar 160 zjarre fushore e malore nga to 138 zjarre ishin në sipërfaqe të hapura kurse 61 prej tyre ishin zjarre malore.

Edhe Përgjegjës i Sektorit të pyjeve në Viti, Kadri Ismajli, tha se zjarret malore kanë qeneprezente edhe në këtë komunë, ai saktësisht përmendi zjarret që janë përhapur në fshatrat: Buzovik, Letnicë, Novosellë si dhe disa fshatra të tjera. Ai bëri me dije se nga këto zjarre janë prekur gjithsej mbi 56 hektar pyje të kësaj komune qoftë private apo publike.

Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, u shpreh se është detyrë e çdo qytetari që të mbrojnë ambientin dhe natyrën. Ai tha se për rastet e zjarrevënieve të qëllimshme janë hapur 9 raste në gjykatë si dhe bëri me dije se ndaj disave janë marrë masa ligjore nga organet kompetente.

Në këtë takim kanë folur edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme si Naser Haziri nga Sektori i Emegjencave, Izer Salihu, Inspektor për Zjarre në Viti dhe të tjerë.

Ky takim ka përfundur me miratimin e disa rekomandime si: rritja e masave për parandalimin e përhapjes së zjarreve, vetëdijesimi i qytetarëve për pasojat që sjellin

zjarret malore, pastrimi i pyjeve dhe hapja e korridoreve që të lehtësohet qasja në pyje për të intervenuar sa më shpejtëë në shuarjën e zjarreve që paraqitën.Aziz Zuka

You Might Also Like