OPINION

NËNË E MADHE E DRENICËS, NËNA E HEROIT TË KOMBIT FEHMI LLADROVCI


Ismet Sylejmani

Ndahet nga jeta Nëna e Udhëheqësit të madh e të lavdishëm të luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja dhe Komandantit të UÇK-së, të madhit dhe të pavdekshmit, Heroit të Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci!

Nëna Ki ishte Nënë heroinë nga Drenica e panënshtruar në shekuj!

Kjo Nënë ka lindur dhe rritur djem që i kanë dalë zot Atdheut, dhe kanë dhënë gjak e djersë, mund e sakrifica për liri e çlrim të Kosvës nga Serbia pushtuese!

Në shtëpinë e sajë, Ajo ka pritur e përcjellur emra të mëdhenj e të lavdishëm, që për lirinë e Atdheut kanë dhënë shumë!

Në shtëpinë e sajë ka shkuar nuse, nusja e djalit të sajë të pavdekshëm Fehmiut, Heroina e Kombit Xheva
Krasniqi – Lladrovci!

Nderim përgjithmonë për Nënën e vëllezërve Lladrovci, Gjeneral Fehmiut, dhe të nderuarave Ramiz e Emri Lladrovci dhe gjithë familjes së madhe Lladrovci!

Vdekja e kësaj Nëne, ka shkaktuar dhembje e hidhërim te të gjithë patriotët e atdhetarët, luftëtarët e komandantët, invalidët e veteranët, familjet e dëshmorëve, udhëheqësit e personalitetet shqiptare të të gjitha fushave kudo që janë!

Toka e Atdheut tonë mbulon me nderim e respekt trupin e kësaj Nëne të madhe të krahinës më në zë të Kosovës, të Drenicës së kuqe të larë me gjakun edhe të djalit të saj, që ishte më i madhi i më të mëdhenjëve të Kombit!

Shkon përgjithmonë te Fehmiu e Xheva, shkon afër Axhes Tush, burrit mal të Drenicës, që siu tremb syri kurr nga pushtuesit serb!

Nderim e përulje përgjithmonë!

Prishtinë, 10 Qershor 2020!

You Might Also Like