Gjilan

Nis konferenca regjionale me temën “Gjilani si shembull i qytetarisë me zero kriminalitet fatal…”

Ka nisur në Gjilan koferenca një ditore me temën, “Gjilani si shembull i qytetarisë me zero kriminalitet fatal për motive të ulta për mëse tri vite”, e cila është organizuar nga kryetari Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, përderisa po marrin pjesë përfaqëses të policisë, prokurorisë, e gjykatës së Gjilanit dhe Kukësit nga Shqipëria, kryetarët e 17 komunave të regjionit lindje, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, sikurse edhe përfaqësues të shoqërisë civile, OSBE-së, e KFOR-it turk.

Pasi e ka paraqitur një letërnjoftim të shkurtër të komunës së Gjilanit, kryetari Haziri ka thënë se ndihet krenar që për më shumë se tri vite në Gjilan nuk ka vdekje me motive kriminale, duke falënderuar edhe qytetetarët për kulturën e lartë qytetare të treguar dhe bashkëpunimin.

“Kemi kaluar tri vite që nuk kemi të regjistruar asnjë vdekje me motiv të ulët kriminal. Tashmë jemi të nderuar që në Gjian po pitotohet Mekanzimi Referues i prevendtivës të çdo lloj ekstremizimi, e radikalizmi që çon në terorrizëm, pas anëtarësimit me të drejta të plota të Gjilanit në Strong Cities Network, me seli në Londër. Ky ambient i sigurtë na ka bërë për nderë që ne të jemi komuna e parë ne regjionin e Ballkanit Perëndimor që e piloton këtë program, duke e rritur rolin e pushtetit lokal në këtë aspekt. E falnderoj Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën, të cilët kanë treguar efikasitet dhe asnjë lëndë nuk mbetet pa u shqyrtuar. Toleranca është zero sa i përket krimit”, ka thënë Haziri.

Ai tha se Gjilani njihet për bashkëpunim ndërinstitucional, ndërkomunal dhe ndërkufitar, e cila përfshinë më shumë se gjysmë milioni banorë me etni dhe fe të ndryshme.

Haziri ka spitakur edhe diversitetin etnik, fetar e kulturor që ka Gjilani, duke thënë se ky diversitet nënkupton vlerë, bashkëpunim e tolerancë.

“Përveç bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, ne e kemi inkurajuar edhe dialogun ndërfetar, i cili ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira, duke organizuar tryeza të përbashkëta pune në mes të komuniteteve fetare”, tha kreu i gjilanasve.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se mungesa e kriminalitetit në Gjilan për më shumë se 3 vite, është impresive, duke vlerësuar se në këtë qytet janë zhdukur kufijtë etnik dhe është ngritur shkalla e lartë e solidaritetit.

“Këtu janë zhdukur kufijtë etnik, por është ngritur shkalla e lartë e solidaritetit, për të pasur një jetë qetë, e një ekonomi të begatë. Gjilani ndodhet në një rajon shumë inetresant që kufizohet me Serbinë e Maqedoninë, dhe prap se prap është rajon që ka prodhuar paqe, e stabilitet. Kjo në radhë të parë i përket qytetarëve të edukuar të Gjilanit, sistemit arsimor, sistemit të kulturës dhe të gjithëve së bashku”, tha Minxhozi.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, është shprehur të marrësh pjesë dhe të dëgjosh që Gjilani është me zero kriminalitet në vitet e fundit, është vërtetë shumë e rëndësishme, për të shtuar se pushteti lokal është domethënës në këtë aspekt.

“Është kënaqësi që të dëgjoj sot se si policia, organet e rendit dhe sigurisë nga Shqipëria dhe Kosova dhe japin kontributin për qytetarët e dy shteteve në aspektin e sigurisë”, tha Shehu.

Konferenca po i vazhdon punimet me kontributet e përfaqësuesve të policisë, prokurorisë, e gjykatës nga Gjilani dhe Kukësi.

Përndryshe, kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar së shumë shpejt do të organizohet edhe tryeza e dytë me pjesëmarrjen e autoritetve nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi, duke vendosur në fokus uljen e kriminalitet dhe rolin e pushtetit lokal në këtë aspekt.

You Might Also Like