Viti

Nisma Socialdemokrate mbajti Kuvendin e Punës në degën e saj në Kllokot

NISMA Socialdemokrate në Kllokot ka mbajtur Kuvendin e Punës. Me këtë rast kryesia e kësaj dege është zgjeruar. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai ka thënë se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror.

Në postimin e tij të plotë ai ka shkruar:

“Mbrëmë në Kllokot mbajtëm Kuvendin e Punës. Bashkë me deputetin Haxhi Shala morëm pjesë në këtë Kuvend Pune në të cilin u bë zgjerimi i degës që nënkupton zgjerimin e kryesisë me anëtarë të tjerë dhe këshillin e degës. Forcimi dhe konsolidimi i radhëve të NISMA Socialdemokrate është edhe si rezultat i punës tonë si në nivelin lokal edhe atë qendror. Me këtë rast kryetari i degës së NISMA Socialdemomrate në

Kllokot, Mervan Rexhepi, ka prezantuar një raport të detajuar të punës së kësaj dege. Gjithnjë e më shumë po rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në NISMA’n Socialdemokrate. Gjithnjë e më shumë qytetarët po i bashkohen programit dhe kauzave tona”,ka shkruar Bajram Hasani.Aziz Zuka

You Might Also Like