Nehat Idrizi nga Gjilani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës.
Nehat Idrizi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit . Gjyqtari Idrizi ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan gjatë vitit 1985. Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me 31.12.2012. Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore,ndërsa nga shtatori i 2015 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Flet shqip dhe serbisht. Z.Idrizi është kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozitë në të cilën u zgjodh më 10.02.2016.