OPINION

Një votë më shumë për PDK-në!

Shkruan: Izmi Zeka

Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është padrejtësia që po i bëhet Kosovës me mbajtjen në Hagë të Hashim Thacit, Kadri Veselit dhe ushtarëve të tjerë Një arsye më shumë për të votuar PDK-në se ky dymijë vjeçar nuk njeh luftë guerile e cila ishte e pastër si loti e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Kadri veseli ku Kosova u bë shtet i pavarur. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është ruajtja e substancës dhe vlerës historike të luftës çlirimtare. Një arsye më shumë për të qenë të gjithë për PDK-në është sulmi që po i bëhet themeleve të shtetit përmes formave perfide dhe paranojave të ndryshme. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në do të thotë institucionalizimi i vlerave kombëtare në shtetin e Kosovës. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është kapitalizmi dhe shtrirja institucionale e zhvillimore që shqiptarët se kishin në dy mijëvjeçarin e kaluar. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në të gjithë pa dallim është vlera që përfaqëson ky subjekt politik e që përçon vullnetin historik. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është përfaqësimi i saj i shumë gjeneratave të qindvjeçarit të kaluar dhe gjeneratës së sotme që e gëzojnë lirinë. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është se ajo për këto vite arriti të demokratizoj Kosovën që shikuar për dallim nga rajoni është e para. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është bazamenti dhe struktura e saj që është natyrshëm kah perëndim dhe aleancë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një arsye më shumë është krijimi i infrastrukturës shtetërore që ishte nisur prej zeros dhe tani jemi krahas disa shteteve të zhvilluar që e bëjmë dallimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në , rrita dhe zhvillimi i saj lidhet me prosperimin dhe integrimin e Kosovës në struktura më të rëndësishme të botës. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është se ka vendosur në Kosovë principet e demokracisë evropiane që është alfa dhe omega e zhvillimit të një shteti. Një arsye më shumë për të votuar PDK-në është realizimi i projekteve të mëdha në Kosovë kur udhëhiqej nga Kryeministri Thaçi nga viti 2008 deri në vitin 2013: Pse duhet votuar PDK-në: Këto janë disa nga zhvillimet e shpejta në arsim, shëndetësi, bujqësi, administratë, infrastrukturë e gjetiu, që i kthyen dinjitetin qytetarit të Kosovës: Arsimi nga 150 euro në 450 euro Policia nga 150 euro në 500 euro Mjeku specialist nga 300 euro në 800 euro Infermierët nga 160 euro mbi 400 euro Profesorët universitarë nga 500 euro në 1200 euro Administrata diku nga 200 euro në 450 euro Autostrada Ibrahim Rugova më e mira në Ballkan Rruga Arbën Xhaferi po ashtu më e mira në Ballkan Rrugët tjera në Kosovë me mijëra kilometra që nga pas lufta e dytë botërore të paprekura. Arritje e madhe në ndërtimin e mbi 100 shkollave e anekënd Kosovës me standarde evropiane. Konviktet për studentët nga 70 euro sa ishte u ul në 35 euro Mensa nga 30 euro në 15 euro Pagesa semestrale nga 50 euro në 25 euro. Qeveria Thaçi për herë të par ndan buxhet prej 40 milionë euro për subvencione e ku çdo vit kishte rritje Pensionet e pleqve nga 40 euro sa ishte e bëri rritjen në 90 euro Biblioteka të ndërtuara me standarde evropiane Krijoi mundësi për zhvillimi e bizneseve në Kosovë Kosovën e integroi në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar dhe e futi në top agjendat e rëndësishme ndërkombëtare. Imazhin e një Kosove evropiane që Kosova se kishte parë pas lufte. Shtriu autoritetin në çdo cep të Kosovës siç ishte rasti me vagabondët në Mitrovicë të veriut duke iu nënshtruar ligjeve të Kosovës. Çdo ditë ndryshimet shiheshin dhe prekeshin. Ruajti me fanatizëm miqësinë me SHBA-të dhe fuqitë evropiane. Kosovën e ktheu në eksportues të paqes dhe zhvillimit. Nga një buxhet i vogël prej 700 milion eurove e ktheu në 1.8 miliard euro. Për fund ndryshimi i madh vjen me ne. Atë e kemi treguar dje kur të tjerët shkatërroni.

You Might Also Like