Gjilan

Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugëve në qytetin e Gjilanit

Me rastin e manifestimit të ditës së çlirimit të qytetit të Gjilanit, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të ndërmerr aktivitete me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për sigurimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive ku do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore në kremtimin e ditës së çlirimit të qytetit të Gjilanit.

Më këtë rast Stacioni Policor Gjilan ka përgatitur një plan operacional i cili do ta filloj së zbatuari me datën 15/06/2022 me qëllim për të ua lehtësuar lëvizjen personaliteteve pjesëmarrëse dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë manifestim.

Më datën: 15/06/2022 nga ora 10:00 deri në ora 11:00 do të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve rrugët si në vijim:

• Rruga ,,Ibrahim Rrugova’’ nga rrethi para teatrit,
• Rruga ,,Idriz Seferi’’ prej rrethi tek fillimi i parkut dhe
• Rruga që shpije tek kodra e varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Gjilanit.

You Might Also Like