Drejtori Shabani vizitoi ndërmarrjen Tregu
Drejtori për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani, është pritur në takim nga kryeshefi ekzekutiv i Ndërrmarjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan Avdyl Jerliu.
Qëllimi ishte për të diskutuar në realizimin e aktiviteteve dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve të kësaj ndërmarrje.
Drejtori Enver Shabani, është njoftuar për punët dhe sfidat e kësaj ndërmarrje nga kryeshefi ekzekutiv.
Më pas ata kanë vizituar tregun dhe tregtarët që operojnë brenda ndërmarrjes.
“Në këtë takim është diskutuar lidhur me rritjen e efikasitetit të punës në të gjithë ndërmarrjen, sidomos në mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet”, tha Enver Shabani.
Drejtori i Zhvillimit Ekokomik, shtoi se ka kërkuar shtimin e numrit të punonjësve të sektorit të hapësirave publike në qytet e që momentalisht janë 30 mirëmbajtës.
Drejtori Shabani, dhe kryeshefi Jerliu u dakorduan për gjetjen e mënyrave për të përmirësuar kushtet dhe për të siguruar që hapësirat publike të jenë të mirëmbajtura dhe funksionale.