Futboll

Nuhiu: Pres të kemi vazhdimësi të rezultateve

“Nga skuadra jonë pres të kemi vazhdimësi të rezultateve dhe përvec të bëjmë një lojë të bukur, të jemi edhe të qetë para portës e t’i konkretizojmë rastet që po na jipen”, theksoi kryetrajneri ynë, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 në konferencën për media para ndeshjes së katërt kampionale, 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀.
Trajneri Nuhiu poashtu potencoi se nesër na pret një ndeshje e fortë, sepse kundërshtari ka futbollistë cilësorë, me të cilët skuadra jonë ka lidhje speciale.
“Nesër na pret një përballje e fortë, realisht rezultatet e deritanishme nuk janë pasqyë reale sepse ata kanë realizuar në tri ndeshjet e tyre dhe mendoj se kanë merituar më tepër. Bëhet fjalë për një skuadër me futbollistë cilësorë, disa nga ta kanë qenë pjesë e jona dhe janë shumë special për mua e të rëndësishëm edhe për klubin tonë. Nga skuadra ime pres të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive. Më gëzon fakti që edhe në ndeshjen e fundit kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe skuadra ka pasur gjithçka nën kontroll posedimin e topit dhe rastet e krijuara. Kështu që duhet që të kemi fokusin dhe gjithë energjinë ta nxerrim në atë 90 minutësh për të marrë tri pikët e plota”, ka thënë 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Ndërsa, futbollisti 𝑯𝒂𝒎𝒅𝒊 𝑵𝒂𝒎𝒂𝒏𝒊 vlerësoi kundërshtarin, teksa theksoi se FC DRITA do të kërkojë gjithmonë maksimumin.
“Për ndeshjen me KF Ferizajin e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta. Shpresoj që me përqëndrim maksimal të dalim fitues. Janë lotarë cilësorë dhe me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe presim e të shohim nesër ndeshjen dhe të marrim më të mirën”, ka thënë 𝑵𝒂𝒎𝒂𝒏𝒊.
Nga pyetjet e gazetarëve, kryetrajneri 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi faktin se çdo fillim kampionat është i vështirë edhe për skuadrat e mëdha, por është e rëndësishme të ngritemi ndeshje për ndeshje.
“Është e rëndësishme që duke marrë futbollistët formën e tyre, të luajnë edhe më mirë, duke marrë pikët dhe realizuar fitoret. Duke kaluar ndeshjet, duke u përmirësuar dhe për këtë më vjen mirë që fituam në ndeshjen e fundit. Pas ndeshjeve në Evropë është e vërtetë që po e kemi të vështirë të kthehemi në realitet, por duhet ta lëmë pas e t’ia bëjmë hyzmetin kampionatit, sepse po ky kampionat do të na dërgojë në Evropë”, ka përfunduar 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/f9RIwJwvnS/

𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀, zhvillohet nesër, e diele, ora 𝟭7:𝟬𝟬.

You Might Also Like