XHYLIJE IBRAHIMI
Edhe nëse zgjidhem vendimmarrëse më 22 tetor, unë do të mbeten njëra nga ju për katër vjetët e ardhshëm. Edhe nëse nuk marr besimin e qytetarëve për të hyrë në asamblenë komunale, unë do të mbetem njëra nga ju edhe pas 22 tetorit. Në asamblenë komunale nuk do të jem një dorë që ngritët sipas sugjerimeve të shefave, por një zë që vjen nga shtresa e njerëzve me halle.
Do të jem zëri i nënave që thërrasin për drejtësi në punësim, do të jem zëri i familjeve të varfra, të cilat kanë humbur asistencën sociale për shkak se fëmija i tyre ka mbushur 5 vjet, do të jem zëri nënave të reja, që për të rritur fëmijët duhet të bëjnë punë jashtë profesionit të tyre dhe me pagesa minimale.
Do të jem, po ashtu zëri i pensionistëve që nuk mund të sigurojnë as barnat për sëmundjet e tyre, e lere më të mendojnë për ndonjë dhuratë për nipër e mbesa, do të jem zëri i gruas shtëpiake, që ka ëndrrat e saj për të ardhmen, do të jem zëri i fëmijëve që ëndërrojnë të kenë një shtëpi të tyre dhe të mos varen nga mëshira e qiradhënësit.
Do të jem zëri i vajzave beqare që nuk duan të jenë barrë e familjes, i grave të shkurorëzuara e pa të drejta pronësie.
Do të jem zëri kritik i atyre që përfitojnë në emër të barazisë gjinore, ndërsa për barazinë gjinore flasin vetëm atëherë kur u duhen votat e grave.
Do të jem zëri i juaj për të gjitha brengat dhe nevojat. Nuk do të jem vetëm një dorë që ngritët sa për t`ua bërë votat atyre që në politikë dhe vendimmarrje kanë hyrë për interesa personale, familjare, partiake e klanore.