Nxënësit e shkollës së Mesme Mikse “Kongresi i Manastiri” në Pozharan të shoqëruar Shoqeruar nga Drejtori Mifail Halabaku dhe Profesori Drilon Pira, kanë patur rastin të marrin pjesë në një ligjeratë interaktive të organizuar nga “Youth Initiative for Human Rights Kosovo” me përfaqsues nga Dhomat e Specializuara të Kosovës direkt nga Haga.
Siç u njoftuam nga Drilon Pira, nxënësit gjatë këtij kontakti dhe bashkëbisedimi me përfaqësuesit e ktyre dhomave patën rastin të mësojnë shumë çështje dhe të dhëna rreth mandatit, struktures, legjislacionit e mënyrës së procedimit të rasteve para kësaj gjykate e sipas tyre interesimi i nxënësve ishte jashtëzakonisht i madh.
Aziz Zuka