Kamenicë

Nxënësit vizitojnë Stacionin Policor në Kamenicë

Me datën 04.12.2023 stafi komandues i Stacionit Policor Kamenicë në ambientet e Stacionit Policor Kamenicë ka pritur në vizitë një grup të nxënësve të shkollës së mesme teknike ‘’Andrea Durrsaku’’ në Kamenicë nën shoqërimin e stafit mësimor të kësaj shkolle.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të planit operacional ‘’Siguria në shkolla’’ dhe vazhdimit të bashkëpunimit të Policisë së Kamenicës me stafit arsimor të shkollës në parandalim dhe luftim të dukurive negative në institucionet arsimore.

Vizitë po ashtu ka shërbyer në njohjen e nxënësve me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor.

You Might Also Like