Në Beguncë të Vitisë është luajtur finalja e madhe e turneut tradicional të futbollit, kurse para mijëra shikuesëve të pranishëm edhe kësaj radhe është paraqitur Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” që edhe sivjet ka shkëlqyer. Këto vasha të reja që udhëhiqen nga pedagogu Hazir Alidema patën një performancë të shkëlqyeshme gjatë këtij turneu mbarëkombëtar, i cili mbahet në nderim të datës së 2 korrikut, Ditës së Shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës.
Ndryshe, në finalen e këtij turneu ishin tubuar rreth 4000 shikues, kurse në turne morën pjesë ekipe nga mbarë Kosova./kryelajmi.com/.





