Gjilan

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan reagon lidhur me mospagesat e punëtorëve të pastrimit në Institucionet publike të Komunës

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan reagon lidhur me mospagesat e punëtorëve të pastrimit në Institucionet publike të Komunës së Gjilanit.
Ajo përmes komisionit për çështje sociale ka bërë të ditur se punëtorët e pastrimit në Institucionet publike e që janë të punësuar në sektorin privat, tashmë disa muaj nuk janë paguar për punën e tyre.
Ky keqmenaxhim me pagesat e kësaj kategorie shumë të rëndësishme të qytetarëve tanë, duhet urgjentisht të adresohet, dhe pagat të jenë në llogaritë e tyre bankare për të cilat edhe kanë kryer obligimet si punëmarrës.
Partia e Drejtësisë kërkon që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem në mes kompanive të pastrimit dhe Komunës së Gjilanit, dhe punëtorët mos të bartin pasojat e kësaj katrahure të panevojshme.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, edhe pse nuk është pjesë e asamblesë komunale, është duke përcjellë me kujdes zhvillimet në Komunën e Gjilanit, sidomos në disa digasterë që prekin direkt mirëqenien e qytetarëve.
Partia e Drejtësisë

You Might Also Like