Nga sot, është funksionalizuar zyrtarisht ordinanca stomatologjike në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Fazli Ramadani” në fshatin Zhegër.
Kjo po bëhet pas 10 vjetëve pauzë.
Qytetarët e Zhegrës dhe zonave përreth do të kenë mundësinë të marrin shërbime shëndetësore stomatologjike në QMF-në e tyre të afërt, gjatë ndërrimit të paradites.
“Në këtë mënyrë, kursejmë qytetarët tanë dhe u mundësojmë atyre qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë për të përmbushur nevojat e tyre shëndetësore”, thonë nga QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, në Gjilan.