Gjilan, 20 janar 2018 – Pas reshjeve të shumëta të borës, kompania kontraktuese e Komunës së Gjilanit ka dalë menjeherë në terren për t’i hapur rrugët në qytet dhe fshatra.
Përpos ekipeve të kompanisë përkatëse, në terren po qëndron edhe ekipi i emergjencave të Komunës, të cilët kanë konfirmuar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe deri tani nuk është paraqitur ndonjë problem.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale 24 orë në shërbim të qytetarëve.
Komuna u bënë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrat zyrtarë: 112 dhe 044146738 dhe ekipet emergjente do t’iu përgjigjen në afat rekord.
Përndryshe, sot ekipi i emergjencave në krye me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka mënjanuar sot një cisternë, e cila ishte rrokullisur në rrugën nacionale në mes të Llabjanit dhe Parallovës dhe kishte bllokuar rrugën.
Ekipet e emergjencave të Gjilanit kanë qenë vendimtare për zhbllokimin e rrugës, duke mundësuar qarkullimin e lirë qytetarëve.