Gjilan

Pasi u shërua nga COVID-19, vdes një grua nga Lladova

Ka vdekur një banore e fshatit Lladrovë të Gjilanit, e cila më parë kishte rezultuar e infektuar me COVID-19, por më pas ishte shëruar, përcjell “Zeri.info”.

Për vdekjen e saj ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Fatkeqësisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e COVID-19. Është trajtuar me COVID-19, por pasi është shëruar, për shkaqe tjera sekondare, ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like