Gjilan

AAK: Është e habitshme se si dy drejtori të rëndësishme ende nuk kanë drejtorë

Është për tu habitur se si kryetari i Komunës së Gjilanit e çon buxhetin për votim në Kuvend, ndërsa sa muaj janë bërë që dy drejtoritë më të rëndësishme, ajo e Financave dhe e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, janë pa drejtora.
Zvarritjen e emërimit të dy drejtorëve e bënë vetëm paknaqësia brenda subjektit të cilit i takon kryetari. Nuk ka pengesë tjetër që mund ta ketë ndal që t’i emërojë ata.
Kjo nuk është aspak e rëndësishme. Qytetarit nuk i interesojnë paknaqësitë dhe apetitet brenda partisë, ata duan shërbime cilësore, përkujdesje institucionale, trajtim serioz, si dhe respektim e përgjegjësi ndaj dhe për besimin që keni marrë. Madje është dhe obligim ligjor. Kush të jep gjithë këtë komoditet që me vazhdu me qenë pa drejtorë edhe pak gjithë këtyre muajve?!
Qeverisja nuk është punësim, nuk është praktikë, nuk është një mundësi për me bë përvojë. Qeverisja kërkon njerëz të përgjegjshëm, punëtorë, të vetëdijshëm për detyrat e tyre, guximtarë, vendimmarrës dhe konstruktiv e unifikues. Nuk qeveriset me inate e as tu bë eksperimente.
Emëroni drejtorët, anipse prap ndodh ajo çka thotë kryetari, por emëroni!
Riza Abdyli – AAK

You Might Also Like