Menjëher pas përfundimit të Debatit me qytetarë që pati sot kryetari Haliti, ku prezantoi punen 6 mujore të qeverisë së tij, ka reaguar Dega e Partisë Demokratike në Viti, me anë të një komunikate dërguar mediave,ku ka komentuar raportin e punës gjashtë mujore të Institucioneve Komunale.
Sipas tyre, Komuna e Vitisë, ka vazhduar punësimet nepotiste dhe investimet në projekte të dështuara duke e dëmtuar buxhetin komunal.
Kjo është komunikata e plotë e PDK-së në Viti:
Për 6 muaj qeverisje më 2019, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, dhe qeverisja e tij nuk mund të mburren për asgjë tjetër posë punësimeve familjare dhe militantëve partiak, projekteve të dështuara që ende pa i mbushur 6 muaj qeverisje janë dëmtuar e po sanohen sërisht duke e dëmtuar buxhetin publik të qytetarëve të Vitisë.
Nuk ka projekt të kësaj qeverisje i cili është përfunduar siq duhet dhe në të cilin kjo qeverisje nuk e ka dëmtuar hapur e pa u turpëruar fare buxhetin komunal.
Çdo sektorë në Viti, është kapur nga një klan i ngushtë i prirë nga Sokol Haliti, e të cilët e kanë degraduar çdo sferë duke i sjellur vetës dhe klanit të tyre përfitime direkte materiale .
Sokol Haliti dhe qeverisja e tij sot në vend të tentimit për t’i hedhur “”hi”syve qytetarëve do duhej të jepnin përgjegjësi për keqqeverisjen dhe dëmtimin e buxhetit komunal.
Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i parasë publike, familjarizmi e militantizmi partiak e klanor janë në nivelin më të lartë të mundshëm andaj këto fakte nē Viti, po sjellin një realitet të ri politik duke e manifestuar dhe shprehur me vendosmëri mllefin dhe pakënaqësinë e qytetarëve të Vitisë me qeverisjen Haliti.
Qeverisjen Haliti po vazhdon ta turprojë çdo ditë qytetari i Vitisë, andaj nën këtë presion e pa u skuqur fare po vazhdon t’i përsërisë gabimet e njëjta njëri pas tjetrit!
/ Aziz Zuka