Ismajl Kurteshi
Përjashtohet nga ENQA i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës
Është me pasoja të rënda
Është i hidhur lajmi për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Përjashtimi i AKA-së nga ENQA, është me pasoja të rënda për studentët e Kosovës që dëshirojnë me studiuar jashtë vendit.
Ky përjashtim ka ndodh si rezultat i ndërhyrjes politike të Kryeministrit dhe MASHT-it në kompetencat e këtij institucioni të pavarur të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.
Shkarkimi i AKA-së së mëhershme, me iniciativën e Kryeministrit, degradimi i Komisionit për Ankesa i Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga shkalla e dytë e AKA-së në një institucion pa kompetenca, me iniciativën e Ministrit të Arsimit dhe AKA-së si dhe ndërhyrje të tjera nga politika e kanë dëmtuar rënd cilësinë e arsimin të lartë në Kosovë.
Përgjegjësit kanë emër dhe mbiemër ata duhet të përgjigjen për dëmin e madh që e bënë për shkak të interesave të tyre partiake.