Futboll

Pezullohet aktiviteti i prokurimit për renovimin e Stadiumit të qytetit në Gjilan

Drita dhe Gjilani vitet e fundit kanë qenë ndër skuadrat më të organizuara në Superligën e Kosovës.

Dy klubet gjilanase kanë marrur dhjetra herë premtime se shtëpia e tyre, stadiumi i qytetit do të ndërtohet, por siç duket do mbesin vetëm premtime, shkruan Gazeta OLLE.

Intelektualët dhe Skifterët ndeshjet po i zhvillojnë në fushën me bari sintetik në Gjilan, aty ku dy tifozeritë të njohura për spektaklin që krijojnë, nuk kanë mundësi elementare të shfaqin kreativitetin e tyre.

Kur të gjithë gjilanasit po prisnin për ditë më të mira, sot zyra e Prokurimit në Komunën e Gjilanit, ka pezulluar aktivitetin e prokurimit për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan.

/Gazeta OLLE/

You Might Also Like