Futboll

Pjesa e parë: Me një lojtarë më pak në fushë, Drita po mbahet mirë

FC Drita ka arritur suksesin e saj më të madh në Evropë me kualifikimin në play-offin e Europa Conference League ku përballë ka ekipin e njohur polak Legia Warszawa. Legia nuk është e panjohur për bardh e kaltrit të Gjilanit, pasi që vite më parë ishin ndeshur në garat evropiane, kur në kohë pandemie polakët kishin ngadhënjyer me rezultat 2:0 edhe atë në një ndeshje.

Të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit ishin zotuar se do të angazhohen shumë për të bërë historinë, andaj me përkushtim të madh i kanë hyrë kësaj ndeshje.

Vendasit që nga fillimi i ndeshjes u sulën drejt portës dhe me disa gjuajtje nga largësia tentuan të rrezikojnë portën e Malokut. Drita po mbahej mirë, por vetëm deri në minutën 30, kur pas një ndërhyrje nga prapa të Hasan Gomdas, lojtari i Dritës fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, pos pas ndërhyrjes së sistemit VAR ai u ndëshkua me të kuq.

Vendasit rastin më të mirë e patën në minutën 32, kur pas një harkimi nga e djathta Kramer gjuajti me kokë, por portieri Maloku u hodh në shtyllën e majtë dhe shpëtoi gol të sigurt. Kramer gjuajti me kokë edhe në minutën 37, por edhe kësaj radhe Maloku me një intervenim të bukur ndali gjuajtjen e tij.

Drita rastin më të mirë e pati në minutën 42, kur pas një harkimi të Besnik Krasniqit, Messa gjuajti nga afërsia , por gjuajtje e tij u bllokua dhe topi shkoi jashtë fundores, kështu që pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like