Gjilan, 10 dhjetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht prokurorja Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për veprat penale kundër ambientit, në kuadër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe mbështetje të OSBE-së, ka organizuar tryezë diskutimi me temën ‘’Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit paraqitën arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet përkatëse dhe në bazë të diskutimeve u arrit konsensus për themelimin e një mekanizmi bashkëpunues mes institucioneve për luftimin e veprave penale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore.
Qëllimi i kësaj tryeze ka qenë koordinimi ndërinstitucional për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e veprave penale që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar krijimin e një mekanizmi efektiv, i cili jo vetëm ndëshkon shkeljet, por edhe promovon mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore.