Me qëllim rritjes së transparencës Komuna e Vitisë, gjegjësisht Zyra për Prokurim Publik në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun është duke i publikuar në ueb faqen e Komunës dokumentet e prokurimit publik.
Kjo që po bëhet në kuadër të Planit 4 vjeçar të Veprimit për Transparencë që pritet të hynë në fuqi gjatë këtij viti. Megjithatë në ueb faqen Komunës së Vitisë, kk.rks-gov.net/viti konkretisht tek kategoria „Prokurimi“, pos planifikimit përfundimtar të prokurimit publik dhe raportit të prokurimit publik, janë duke u publikuar gjatë këtij viti edhe:
Ankandet Publike, Kontratat e nënshkruar me Operatorët Ekonomik, njoftimet për kontratë dhe njoftimet për dhënie të kontratës. Tek kontratat e nënshkruar me operatorët ekonomik janë bërë publike paramana dhe parallogari me koston për realizimin e kontratave përkatëse si dhe vendimet për emërimin e menaxhereve për mbikëqyrjen e kontratave.
Hapja e dokumenteve të prokurimit publik është mirëpritur jo vetëm nga operatorët ekonomik por edhe nga qytetarët të cilët theksojnë se me këtë rritet transparenca dhe llogaridhënia dhe ata do të jenë të njoftuar me punët që do të kryhen brenda Komunës së Vitisë. Përndryshe Komuna e Vitisë edhe gjatë vitit të kaluar ka filluar me publikim e planit të prokurimit publik dhe të kontratave të nënshkruara. Aziz Zuka